SHEFI I KABINETIT TË PRESIDENTIT JEP DORËHEQJEN PAS SKANDALIT TË KORRUPSIONIT

SHEFI I KABINETIT TË PRESIDENTIT JEP DORËHEQJEN PAS SKANDALIT TË KORRUPSIONIT

Shefi i kabinetit të Presidencës së Argjentina, Manuel Adorni, ka dhënë dorëheqjen nga detyra pas një skandali korrupsioni që ka vënë në pikëpyetje premtimet e qeverisë për luftën kundër korrupsionit.

Adorni, i konsideruar si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Javier Milei, e bëri të ditur vendimin përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale.

“Në këtë rast, për herë të parë që nga 10 dhjetori 2023, po veproj kundër dëshirave tuaja”, shkroi ai në mesazhin drejtuar presidentit, duke iu referuar datës kur Milei mori zyrtarisht detyrën si kreu i shtetit.

Sipas raportimit të Deutsche Welle, dorëheqja vjen në një moment delikat për qeverinë argjentinase, e cila kishte premtuar një politikë të tolerancës zero ndaj korrupsionit. Zhvillimi pritet të rrisë presionin politik mbi administratën e Mileit, ndërsa detaje të tjera mbi çështjen mbeten ende për t’u sqaruar.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *