GREVË 24-ORËSHE NË HEKURUDHAT E SPANJËS, ANULOHEN 320 NISJE TRENASH

GREVË 24-ORËSHE NË HEKURUDHAT E SPANJËS, ANULOHEN 320 NISJE TRENASH

Një grevë 24-orëshe e thirrur nga sindikata e hekurudhave në Spanja ka shkaktuar ndërprerje të konsiderueshme në transportin hekurudhor, me anulimin e 320 nisjeve të trenave në të gjithë vendin.

Sipas mediave spanjolle, greva prek linjat e shpejta, ato të distancave të mesme si dhe rrjetin periferik, ndërsa shërbimet do të funksionojnë me kapacitet të reduktuar. Trenat e linjave të mesme do të operojnë me rreth 65% të kapacitetit normal, ndërsa shërbimet periferike me vetëm 50%.

Sindikatat kanë paralajmëruar se aksioni sindikal do të përsëritet edhe më 15 korrik, duke shtuar shqetësimet për ndërprerje të zgjatura në sistemin hekurudhor dhe vështirësi për mijëra udhëtarë gjatë sezonit veror.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *