HISTORIKE/ PROTESTA E 30-TË KUNDËR QEVERISË MBAHET SOT NË TIRANË, ORGANIZATORËT THIRRJE PËR PJESËMARRJE MASIVE

HISTORIKE/ PROTESTA E 30-TË KUNDËR QEVERISË MBAHET SOT NË TIRANË, ORGANIZATORËT THIRRJE PËR PJESËMARRJE MASIVE

Sot do të zhvillohet protesta e 30-të radhazi kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, grumbullimi i protestuesve do të nisë në orën 19:00 në Sheshi Skënderbej, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit pritet të shprehin kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke e cilësuar tubimin e sotëm si një moment simbolik, pasi shënon protestën e 30-të dhe një muaj nga nisja e lëvizjes protestuese.

Ata kanë ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në manifestim, duke theksuar se mobilizimi do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *