HYN NË FUQI PAKTI I RI I BE-SË PËR AZILIN DHE MIGRACIONIN, NDRYSHIME TË MËDHA NË MENAXHIMIN E FLUKSEVE MIGRATORE

HYN NË FUQI PAKTI I RI I BE-SË PËR AZILIN DHE MIGRACIONIN, NDRYSHIME TË MËDHA NË MENAXHIMIN E FLUKSEVE MIGRATORE

Që prej 12 qershorit, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë në fuqi plotësisht Pakti i ri për Azilin dhe Migracionin, një reformë e gjerë që synon të ndryshojë mënyrën e menaxhimit të migracionit, procedurat e azilit dhe kthimin e personave që nuk përfitojnë mbrojtje ndërkombëtare.

Një nga elementët më të debatueshëm të reformës është krijimi i të ashtuquajturave “qendra kthimi” në vende të treta, jashtë BE-së, ku mund të dërgohen migrantët dhe azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar përfundimisht.

Sipas raportit të progresit të publikuar nga Komisioni Evropian në fillim të majit, shumica e shteteve anëtare kanë bërë hapa të rëndësishëm në zbatimin e paktit. Vendet e BE-së po përshtatin legjislacionin e tyre, po vendosin procedura të reja kontrolli në kufij dhe po krijojnë mekanizma monitorimi për garantimin e të drejtave themelore.

Po ashtu, është rritur kapaciteti për transferimin e azilkërkuesve drejt shtetit përgjegjës për shqyrtimin e kërkesës, si dhe për zbatimin e mekanizmave të solidaritetit mes vendeve anëtare.

Pakti i ri, i miratuar në maj 2024, përbëhet nga dhjetë akte legjislative të ndërlidhura dhe synon krijimin e një sistemi të përbashkët evropian për azilin dhe migracionin. Reforma parashikon forcimin e mbrojtjes së kufijve të jashtëm, procedura të harmonizuara dhe një shpërndarje më të drejtë të përgjegjësive mes vendeve të BE-së.

Një rol të rëndësishëm në këtë sistem do të ketë edhe mekanizmi i ri “Solidarity Pool”, i cili synon ndarjen e barrës së menaxhimit të migracionit mes shteteve anëtare.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *