SPAK DHE POLICIA E SHTETIT OPERACION PËR GODITJEN E GRUPIT KRIMINAL, DYSHIME PËR TRAFIK DROGE DHE PASTRIM PARASH

SPAK DHE POLICIA E SHTETIT OPERACION PËR GODITJEN E GRUPIT KRIMINAL, DYSHIME PËR TRAFIK DROGE DHE PASTRIM PARASH

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndërmarrë sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurisë ndaj disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Sipas informacioneve paraprake, të dyshuarit po hetohen për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe pastrimit të parave në vlera të mëdha, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se aksioni është ende në zhvillim, ndërsa strukturat e posaçme po zbatojnë masat e sigurisë të vendosura më herët nga gjykata.

Autoritetet pritet të publikojnë në vijim detaje të plota mbi numrin e personave të përfshirë, masat e ekzekutuara dhe rezultatet përfundimtare të operacionit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *