GJKKO KALON PËR GJYKIM ÇËSHTJEN NDAJ ASTRIT VLADIT DHE ERIONA DAUPAJT, LIDHET ME HETIMET E DOSJES “TOYOTA YARIS”

GJKKO KALON PËR GJYKIM ÇËSHTJEN NDAJ ASTRIT VLADIT DHE ERIONA DAUPAJT, LIDHET ME HETIMET E DOSJES “TOYOTA YARIS”

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar shqyrtimin paraprak dhe ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes penale ndaj Astrit Vladit dhe Eriona Daupajt.

Vendimi është marrë në seancën paraprake të kësaj të enjteje, pasi gjykata shqyrtoi kërkesën e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dërgimin e dosjes në gjykim. Sipas vendimit, ndaj këtij akti nuk lejohet ankim.

Sipas akuzës, Astrit Vladi akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, si dhe për “korrupsion aktiv të gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.

Ndërkohë, Eriona Daupaj akuzohet për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete” dhe “korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Hetimet lidhen me ngjarje të vitit 2020, kur Astrit Vladi dyshohet se ka kërkuar ndërhyrje për të ndikuar në një proces gjyqësor ndaj vëllait të tij, Elvis Vladi. Sipas SPAK, në këtë proces është përfshirë edhe një avokate që dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetëse kundrejt përfitimeve të parregullta.

Emri i saj ka dalë gjatë hetimeve të dosjes së njohur si “Toyota Yaris”, një prej çështjeve më të bujshme të viteve të fundit, që nisi pas sekuestrimit të rreth 3.4 milionë eurove të fshehura në dy automjete në Shqipëri në vitin 2018.

Dosja “Toyota Yaris” ka sjellë më herët edhe vendime të tjera gjyqësore ndaj zyrtarëve dhe avokatëve të përfshirë në hetime.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *