GI-TOC/ PROFESIONISTËT LIGJORË DHE FINANCIARË NË BALLKAN, RREZIK POTENCIAL PËR PASTRIMIN E PARAVE

GI-TOC/ PROFESIONISTËT LIGJORË DHE FINANCIARË NË BALLKAN, RREZIK POTENCIAL PËR PASTRIMIN E PARAVE

Një raport i ri i publikuar nga Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar (GI-TOC) ngre shqetësime serioze për rolin që profesionistët e sektorit ligjor dhe financiar mund të luajnë në lehtësimin e pastrimit të parave në Ballkanin Perëndimor.

Raporti, me titull “Licencë për të pastruar: Profesionistët që mundësojnë pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor”, analizon mënyrën se si noterët, avokatët, kontabilistët dhe auditorët mund të përdoren për të fshehur origjinën e fondeve kriminale dhe për t’i integruar ato në ekonominë formale.

Studimi bazohet në 89 intervista të realizuara në gjashtë vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë, si dhe në analiza ligjore dhe raste konkrete. Sipas raportit, këta profesionistë shpesh ndodhen në pozicione kyçe ku mund të krijojnë kompani, të certifikojnë transaksione dhe të formalizojnë pronësinë, duke u bërë potencialisht pjesë e skemave të sofistikuara të pastrimit të parave.

GI-TOC vlerëson se noterët dhe kontabilistët janë ndër profesionet më të rrezikuara. Në Shqipëri, noterët klasifikohen si kategori me rrezik të lartë, ndërsa kontabilistët dhe auditorët në nivel mesatar. Megjithatë, zbatimi i detyrimeve ligjore për verifikimin e klientëve dhe raportimin e transaksioneve të dyshimta mbetet i paqëndrueshëm.

Raporti thekson gjithashtu se problemi kryesor në rajon nuk është mungesa e legjislacionit, por zbatimi i dobët i tij, i shoqëruar me mbikëqyrje të fragmentuar dhe mungesë koordinimi ndërinstitucional.

Në përfundim, autorët bëjnë thirrje për forcimin e kontrollit mbi profesionet jofinanciare, rritjen e transparencës së pronësisë përfituese dhe vendosjen e sanksioneve më efektive, me qëllim parandalimin e përdorimit të sektorit ligjor dhe financiar për pastrimin e parave.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *