REAL MADRID AKTIV NË MERKATO, RAPORTOHET MARRËVESHJA ME IBRAHIMA KONATE

REAL MADRID AKTIV NË MERKATO, RAPORTOHET MARRËVESHJA ME IBRAHIMA KONATE

Real Madridi vijon të tregohet shumë aktiv në merkaton e verës. Pas afrimit të Jose Mourinhos në stol dhe zyrtarizimit të blerjeve të mbrojtësit të majtë Marc Cucurella dhe mesfushorit Bernardo Silva, klubi madrilen këtë të enjte ka finalizuar edhe marrëveshjen me mbrojtësin francez Ibrahima Konaté nga Liverpool.

Sipas analizës së mediave spanjolle, Mourinho po ndërton një skuadër të gatshme për të fituar menjëherë, duke preferuar futbollistë me përvojë në vend të talenteve më të rinj.

Shumë shpejt, sipas mediave spanjolle, pritet të zyrtarizohet edhe afrimi i anësorit holandez Denzel Dumfries nga Inter, ndërsa një prej objektivave të Mourinhos është edhe qendërmbrojtësi Alessandro Bastoni.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *