DETAJE MBI MËNYRËN E VDEKJES SË LOJTARIT TË ELBASANIT NË AKSIDENTIN RRUGOR

DETAJE MBI MËNYRËN E VDEKJES SË LOJTARIT TË ELBASANIT NË AKSIDENTIN RRUGOR

Futbolli shqiptar është tronditur nga lajmi i rëndë për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjaku, i cili ka humbur jetën sot pas një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Mitrovicë–Prishtinë.

Sipas informacionit paraprak, Bunjaku po drejtonte automjetin pas mesnate, së bashku me dy pasagjerë, kur u përfshi në aksident. Të tre personat kanë pësuar lëndime, por fatkeqësisht futbollisti nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Disa orë pas ngjarjes, në orët e mëngjesit rreth 07:50 të datës 7 qershor, është konfirmuar se sulmuesi i skuadrës së Elbasani ka ndërruar jetë.

Autoritetet përkatëse po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitetin sportiv, ndërsa priten reagime nga klubi dhe federatat përkatëse.

NJOFTIMI I POLICISË SË KOSOVËS

Aksident trafiku me fatalitet në Vushtrri

Vushtrri, 07 qershor 2026

Më 07 qershor 2026, rreth orës 00:55, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në zonën e fshatit Maxhunaj, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Ndërsa rreth orës 07:50, nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) është pranuar njoftimi se, përkundër përpjekjeve të personelit mjekësor, drejtuesi i automjetit viktima mashkull 22 vjeçar, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *