FLORENTINO PEREZ FITON ZGJEDHJET NË REAL MADRID, MURINJO GATI RIKTHIMIN NË “BERNABEU”

FLORENTINO PEREZ FITON ZGJEDHJET NË REAL MADRID, MURINJO GATI RIKTHIMIN NË “BERNABEU”

Zgjedhjet presidenciale në Real Madrid kanë përfunduar me një fitore të qartë të Florentino Pérez, i cili ka marrë rreth 65% të votave përballë rivalit të tij, Enrique Riquelme.

Pavarësisht diferencës së konsiderueshme, Pérez është shprehur se rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë, duke falënderuar anëtarët e klubit për mbështetjen në një periudhë që ai e ka cilësuar sfiduese për skuadrën madrilene.

Presidenti i Real Madrid ka premtuar ndryshime të rëndësishme në projektin sportiv dhe përforcime në skuadër, që pritet të shtrihen përgjatë gjithë merkatos.

Një nga emrat që lidhet me projektin e ri është José Mourinho, i cili sipas raportimeve është pranë rikthimit në klub. Thuhet se palët kanë arritur një marrëveshje paraprake dhe mbetet vetëm finalizimi i pagesës së dëmshpërblimit prej 15 milionë eurosh ndaj Benfica, për të zyrtarizuar kalimin e tij.

Në planin e merkatos përmenden edhe lëvizje të rëndësishme, përfshirë largimin e Ibrahima Konaté nga Liverpool FC dhe interesimin për Denzel Dumfries nga Inter Milan.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se cili është lojtari për të cilin Pérez ka paralajmëruar një ofertë prej 150 milionë eurosh, duke rritur spekulimet në merkato për një tjetër goditje të madhe të Real Madrid.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *