Një aksident rrugor ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier–Levan, pranë zonës së njohur si “Qafa e Koshovicës”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e përplasjes së fortë, dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, si dhe për të normalizuar qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor.
Aksi Fier–Levan njihet si një prej pikave problematike për aksidente rrugore, veçanërisht gjatë muajve të verës, kur edhe fluksi i automjeteve është më i lartë.

