PROTESTUESIT MBLIDHEN PARA KUVENDIT, THIRRJE KUNDËR QEVERISË DHE SEANCËS PLENARE

PROTESTUESIT MBLIDHEN PARA KUVENDIT, THIRRJE KUNDËR QEVERISË DHE SEANCËS PLENARE

Mijëra qytetarë janë stacionuar sot para Kuvendit të Shqipërisë, në një protestë të zhvilluar paralelisht me seancën plenare, ku janë dëgjuar thirrje të forta kundër qeverisë dhe klasës politike.

“Poshtë diktatura!” dhe “Parlament i krimit!” ishin disa prej sloganeve të lëshuara nga protestuesit në drejtim të godinës së Kuvendit, ndërsa pjesëmarrësit kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në protestë janë dëgjuar gjithashtu thirrje për anulimin e ligjeve që po shqyrtohen në seancë, me sloganin “Anuloni ligjet!”, ndërsa qytetarët kanë qëndruar për orë të tëra përballë institucionit legjislativ, pavarësisht temperaturave të larta.

Protesta vjen në vazhdën e tubimeve të vazhdueshme që po zhvillohen në kryeqytet, ku qytetarët kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *