TRAGJEDI NË BURGUN 313, HUMBIN JETËN DY PUNONJËS TË SISTEMIT PENITENCIAR BRENDA PAK ORËSH

TRAGJEDI NË BURGUN 313, HUMBIN JETËN DY PUNONJËS TË SISTEMIT PENITENCIAR BRENDA PAK ORËSH

Dy punonjës të burgut 313 në Tiranë kanë ndërruar jetë brenda pak orësh nga njëri-tjetri, si pasojë e problemeve kardiake gjatë ushtrimit të detyrës.

Viktimat janë identifikuar si Zog Muhametaj, 62 vjeç, Specialist i Informacionit me gradën Komisar, dhe Pëllumb Vrana, Teknik i Kamerave me gradën Kryeinspektor.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth orës 21:36 të datës 29 qershor 2026, Zog Muhametaj pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore gjatë instruktazhit të stafit për ndërrimin e shërbimit. Ai mori ndihmën e parë nga kolegët dhe personeli shëndetësor i institucionit, ndërsa më pas u transportua me urgjencë në Spitalin Ushtarak, por nuk mundi të mbijetojë.

Vetëm pak orë më vonë, rreth mesnatës së 30 qershorit 2026, edhe Pëllumb Vrana pësoi një gjendje të rëndë shëndetësore gjatë kryerjes së detyrës. Pas ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe infermieres së institucionit, ai u dërgua në QSUT, ku ndërroi jetë rreth orës 01:00, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëri të ditur se Muhametaj ishte pjesë e sistemit penitenciar që prej vitit 2015 dhe nga viti 2023 shërbente në IEVP “Jordan Misja”. Institucioni shprehu ngushëllimet për familjarët e dy punonjësve, duke vlerësuar kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre në shërbim.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *