Emiljano Nina, kushëriri i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, është arrestuar nga policia pasi u kap me armë zjarri pranë derës së banesës së Ilir Selmanit.
Nina është një emër i njohur për autoritetet, pasi është përfshirë në disa ngjarje të mëparshme. Ndër më të bujshmet ishte aksidenti i ndodhur në gusht të vitit 2023 pranë Liqenit Artificial në Tiranë, kur automjeti që drejtonte, duke lëvizur me shpejtësi të lartë nga rruga “Kosovarët”, doli nga rruga dhe përfundoi në digën e liqenit.
Nga ana tjetër, Ilir Selmani akuzohet si një nga autorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në Tiranë në gusht të vitit 2019. Më 19 qershor, Apeli i GJKKO-së ndryshoi masën e sigurisë ndaj tij, duke vendosur “arrest shtëpie”.

