ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT ARJAN NDOJA/ GJKKO DËNON ME BURGIM TË PËRJETSHËM PLAURENT DERVISHAJN DHE ME 35 VITE JULIAN MEÇEN

ATENTATI NDAJ ISH-PROKURORIT ARJAN NDOJA/ GJKKO DËNON ME BURGIM TË PËRJETSHËM PLAURENT DERVISHAJN DHE ME 35 VITE JULIAN MEÇEN

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, duke dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçen.

Dy të pandehurit u shpallën fajtorë për atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit, ku humbi jetën shoferi i prokurorit, Andi Maloku. Të njëjtën masë dënimi kishte kërkuar më herët edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Sipas dosjes hetimore, në atentat janë përfshirë edhe Bledar Polovina, Amar Shkëmbi (alias Dritan), Ramazan Rraja, Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhija dhe Julian Pjetri, të cilët po gjykohen në një proces të veçuar.

Ditën e ngjarjes, ish-prokurori Arjan Ndoja udhëtonte me automjet së bashku me Aleksandër Lahon, i njohur edhe si Pëllumb Muharremi dhe me nofkën “Rrumi i Shijakut”, si dhe me shoferin e tij, Andi Maloku, ish-punonjës policie.

Automjeti tip “Benz” u qëllua me breshëri automatiku nga një mjet tjetër në lëvizje pranë mbikalimit të Shkozetit. Si pasojë e të shtënave, makina doli nga rruga, ndërsa tre personat u transportuan me një automjet privat drejt spitalit.

Andi Maloku, 24 vjeç, kishte marrë një plumb në gjoks dhe ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *