AKU MERR MOSTRA USHQIMORE PËR ANALIZA/ DYSHIME PËR HELMIM

AKU MERR MOSTRA USHQIMORE PËR ANALIZA/ DYSHIME PËR HELMIM

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas dyshimeve për helmimin e disa kursantëve në Akademinë e Sigurisë në Sauk, duke bërë me dije se ka nisur menjëherë verifikimet dhe procedurat e nevojshme për zbardhjen e rastit.

Sipas njoftimit zyrtar, AKU mori informacionin përmes komunikimit ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë dhe zhvilloi kontrolle në subjektin SORI-AL, i cili ofron shërbimin e catering-ut si në Akademinë e Sigurisë në Sauk, ashtu edhe në Garnizonin “Skënderbej”, pranë Akademisë së Forcave të Armatosura.

Nga inspektimi në Akademinë e Sigurisë u konstatua se aktiviteti ushtrohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe me dokumentacion të rregullt. Gjithashtu, u morën 14 mostra ushqimore, përkatësisht nga vaktet e drekës dhe darkës të datës 24 qershor 2026, të cilat u dërguan për analiza mikrobiologjike pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

Në vijim të hetimeve, AKU kreu inspektim edhe në ambientet e Garnizonit “Skënderbej”, ku përgatiten ushqimet. Edhe aty u konstatuan kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe dokumentacion i plotë shoqërues.

Gjatë kontrollit u morën edhe 14 mostra të ushqimeve të ruajtura, si dhe 5 mostra tampon për kontrollin e higjienës së ambienteve dhe pajisjeve. Të gjitha mostrat janë dërguar në ISUV për analiza laboratorike, ndërsa autoritetet pritet të bëjnë publike rezultatet pas përfundimit të ekzaminimeve.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *