NGJELA KRAHASON RAMËN ME ENVER HOXHËN/ PROTESTAT NUK NDALEN ME TEORINË E “AGJENTURAVE TË HUAJA”

NGJELA KRAHASON RAMËN ME ENVER HOXHËN/ PROTESTAT NUK NDALEN ME TEORINË E “AGJENTURAVE TË HUAJA”

Teksa protestat kundër qeverisë vijojnë prej 27 ditësh me radhë, ku protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, avokati Spartak Ngjela ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

Ngjela e krahasoi kryeministrin Rama me ish-diktatorin Enver Hoxha, duke iu referuar deklaratave se protestat po organizohen nga agjentura të huaja.

Sipas tij, Rama ka dëshirën për të ushtruar një pushtet të ngjashëm me atë të diktaturës, por thekson se rrethanat historike janë krejtësisht të ndryshme.

“Rama e ka në inkoshientin e tij zilinë për të pasur ai një forcë diktatoriale, si ajo e Enver Hoxhës. Por a mund ta arrijë dot? Kjo është e pamundur, sepse Rama nuk e ka në favor kohën aktuale, në një kohë kur Enver Hoxha, kohën e tij, nuk e kishte të fituar nga votat, por nga gryka e pushkës”, shkruan Ngjela.

Deklarata e avokatit vjen në një moment kur protestat kundër qeverisë po vazhdojnë dhe klima politike në vend mbetet e tensionuar.

Postimi i plotë:

U kthye Enver Hoxha në Shqipëri.
Rama dje na tha për protestën kundër tij se ajo ishte organizuar nga agjenturat e huaja antishqiptare.
Njélloj si Ener Hoxha, sepse edhe ai, çdo lëvizje shoqërore që vepronte kundër tij, e quante si të organizuar nga agjenturat e huaja.
Po imitônhet Enver Hoxhën nga Edi Rama, në shumë aspekte :
Rama ecën si Enver Hoxha, kërkon të argumentojë me stilin e tij, se po kerkon që të kete edhe Rama forcën e tij.
Dhe, a e dini pse?
Sepse Rama e ka në inkoshientin e tij ziline për të pasur ai një forcë diktatoriale, si ajo e Enver Hoxhës.
Por a mund ta arrijë dot?
Kjo është e pamundur, sepse Rama nuk e ka në favor kohën aktuale, në një kohë kur Enver Hoxha, kohën ́ e tijj, nuk e kishte të fituar ́nga votat, por nga gryka e pushkës.
Por, a mund të kërkohet të arrihet forca e diktatorit pa qenë bërë me parë vetë shteti një diktaturë partiake e organizuar?!
Jo, sigurisht që nuk mund të kërkohet.
Por ja, Rama, pikërisht për këtë kërkesë që po kerkon, kuptohet se ai është në lajthim, dhe, lajthim, në gjuhën shqipe do të thotë: një gabim i kryer pa dashje, i cili të jep forcë për të besuar në një kërkesë, e cila nuk mund të realizohet.
Spartak Ngjela
Tiranë më:
26 qershor 2026

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *