PROTESTA E 11 KOMBËTARE NË TIRANË, PANKARTA ME MESAZHE TË FORTA POLITIKE DHE SOCIALE

PROTESTA E 11 KOMBËTARE NË TIRANË, PANKARTA ME MESAZHE TË FORTA POLITIKE DHE SOCIALE

Protesta e 11-të kombëtare e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Tiranë është karakterizuar nga pjesëmarrja e lartë e qytetarëve dhe nga një numër i madh pankartash me mesazhe politike, sociale dhe patriotike.

Qytetarët e mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, duke shprehur pakënaqësi ndaj situatës aktuale politike dhe ekonomike në vend.

Pankartat e mbajtura nga protestuesit kanë përcjellë mesazhe të ndryshme, mes tyre:

  • “Tani është radha jonë!”
  • “Nga e thëna në të bërë duhet të kalosh mbi shqiptarë të tërë”
  • “Si treg i gjësë së gjallë në kohë lufte të kanë vjedh, popull i mjerë mos e lini barin t’ju mbyllet në derë”
  • “Jemi rritur me shprehjen mos e kruaj me shtetin, por shteti duhet ta kuptojë që mos ta kruajë me miletin”
  • “Në Shqipëri lindëm, për Shqipërinë vdesim, kurrë nuk e falim, kurrë nuk e shesim”
  • “Gjërat kanë ndryshuar, dikur Çezari ishte perandor, sot është sallatë”
  • “Një ditë të varfrit nuk do të kenë asgjë për të ngrënë veç të pasurve”

Protesta është shoqëruar gjatë gjithë kohës me thirrje për ndryshim politik dhe me slogane kundër qeverisë, ndërsa qytetarët kanë vijuar tubimin në mënyrë paqësore në qendër të kryeqytetit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *