Protesta e djeshme kombëtare e zhvilluar në kryeqytet ka marrë vëmendje të gjerë edhe në rrjetet sociale, ku janë shpërndarë pamje nga pjesëmarrja e konsiderueshme e qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Mes atyre që kanë ndarë materiale nga tubimi është edhe Besiana Kadare, e cila publikoi në rrjetet sociale pamje nga sheshi i mbushur me protestues.
Qytetarët e mbledhur në shesh kanë përsëritur thirrjet e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, ndërsa protesta është shoqëruar me slogane dhe pankarta kundër sistemit politik.
Fillimisht e nisur si protestë në mbrojtje të Zvërnecit, tubimi sipas raportimeve është zgjeruar gradualisht, duke marrë karakter më të gjerë politik dhe duke u shoqëruar me kërkesa për ndryshim dhe reforma.
Në rrjetet sociale, pamjet e protestës kanë vijuar të shpërndahen gjerësisht, duke rritur vëmendjen publike ndaj zhvillimeve dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në tubim.
