KUVENDI MBLIDHET SOT NË SEANCË PLENARE MES PROTESTAVE TË VAZHDUESHME NË TIRANË/ RENDI I DITËS

KUVENDI MBLIDHET SOT NË SEANCË PLENARE MES PROTESTAVE TË VAZHDUESHME NË TIRANË/ RENDI I DITËS

Mbahet sot në Kuvend seanca e radhës parlamentare, në një kohë kur prej 12 ditësh në kryeqytet vijojnë protesta masive që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, si dhe ndryshime në klasën politike në tërësi.

Në rendin e ditës së seancës parashikohen gjashtë interpelanca, ku pesë prej tyre janë me ministra të kabinetit qeveritar, ndërsa një interpelancë është thirrur nga deputeti Agron Shehaj, me kryeministrin Edi Rama.

Seanca vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protestat në rrugë kanë vijuar pa ndërprerje gjatë ditëve të fundit, duke mbajtur në fokus debatin publik mbi situatën politike në vend.

RENDI I DITËS:

Në mbështetje të urdhrit nr. 37, datë 9.6.2026 të Zëvendëskryetares së Kuvendit, znj. Klodiana Spahiu, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 4.6.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë urgjente me Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

4. Interpelancë urgjente me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Agron Shehaj.

6. Interpelancë me Ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.

7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

8. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *