FABRIZIO ROMANO “KONFIRMON” RIKTHIMIN E VEDAT MURIQIT TE EKIPI TURK

FABRIZIO ROMANO “KONFIRMON” RIKTHIMIN E VEDAT MURIQIT TE EKIPI TURK

Gazetari i njohur i merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano, raportohet se ka “konfirmuar” lëvizjen e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi, drejt Fenerbahçes.

Sipas raportimeve, klubi turk pritet të paguajë rreth 15 milionë euro te Mallorca për shërbimet e sulmuesit, i cili ka qenë një nga objektivat kryesorë të presidentit të ri të klubit, Aziz Yıldırım.

Muriqi, i njohur si “Pirati”, thuhet se ka arritur marrëveshje personale me kushtet e ofruara nga Fenerbahçe, duke hapur rrugën për rikthimin e tij në Stamboll.

Ky do të ishte një rikthim për sulmuesin kosovar, i cili më herët ka luajtur një sezon me fanellën e gjigantit turk përpara transferimit të tij në La Liga.

Zyrtarizimi i marrëveshjes mbetet i pritshëm në ditët në vijim, ndërsa palët nuk kanë dhënë ende një njoftim zyrtar publik.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *