ANÇELOTI/ QËNDROJ EDHE PAS ELEMINIMIT

ANÇELOTI/ QËNDROJ EDHE PAS ELEMINIMIT

Kombëtarja e Brazilit është eliminuar në fazën e 1/8 së finales së Botërorit, pas humbjes 2-1 ndaj Kombëtarja e Norvegjisë, në një ndeshje që solli surprizë të madhe.

Skuadra e drejtuar nga Karlo Ançeloti nuk arriti të përmbysë rezultatin, pavarësisht rasteve të krijuara gjatë ndeshjes.

Momenti vendimtar i takimit ishte një penallti e humbur nga Bruno Guimarães në pjesën e parë, e cila mund të ndryshonte rrjedhën e lojës. Fillimisht pritej që ekzekutimin ta merrte Vinicius Junior, por përgjegjësia iu la Guimarães.

Sipas trajnerit Ançeloti, vendimi u bazua në statistika dhe analiza të gjata të lojtarëve.

Ai përmendi si gjuajtësit më të mirë të penalltive: Neymar, Igor Thiago, Rafinja, Bruno Guimarães dhe Martineli.

Trajneri italian theksoi se humbja duhet parë si fillim i një cikli të ri për Brazilin dhe jo si fund, duke kërkuar rindërtim dhe ide të reja për të ardhmen e skuadrës.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *