Donald Trump ka shënjestruar sërish kryeministren italiane Giorgia Meloni përmes një postimi në rrjetin e tij social “Truth Social”.
Trump ka shpërndarë një meme ku shfaqet së bashku me Melonin, ndërsa mbi imazh shkruhej mesazhi “Nevojitet urdhër kufizues”, duke shkaktuar reagime dhe debat në rrjet.
Ky publikim vjen vetëm pak ditë pasi Trump deklaroi se Meloni i ishte afruar për të bërë një foto gjatë samitit të G7-ës në Francë, një pretendim që u mohua më pas nga kryeministrja italiane.
Reagimi i saj ishte i prerë, duke theksuar: “Unë dhe Italia nuk përgjërohemi kurrë”.
Ngjarja ndodh në prag të samitit të NATO-s, i cili pritet të zhvillohet më 7–8 korrik në Ankara të Turqisë, ku të dy liderët pritet të jenë të pranishëm.
Deklaratat dhe postimet e fundit kanë shtuar vëmendjen mediatike rreth marrëdhënieve politike mes SHBA-së dhe Italisë në një moment të rëndësishëm diplomatik.

