Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner janë martuar zyrtarisht këtë pasdite në Bashkinë e Old Marylebone në Londër, në një ceremoni intime të ndjekur vetëm nga familjarët dhe miqtë më të afërt.
Dua tërhoqi vëmendjen me elegancën e saj, e veshur me një fustan të bardhë të kombinuar me doreza dhe kapelë, ndërsa ecte dorë për dore me bashkëshortin e saj të sapomartuar. Nga ana tjetër, Callum Turner u paraqit me një kostum klasik dhe kravatë ngjyrë blu të errët.
Ceremonia e thjeshtë shërbeu për ta bërë çiftin ligjërisht burrë e grua përpara organizimit të festimeve të mëdha të dasmës.
Sipas raportimeve, festa madhështore e dasmës do të mbahet në Palermo të Siçilisë, ku të ftuarit do të festojnë për tre ditë radhazi, nga e enjtja deri të shtunën.
Me këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre, Dua Lipa dhe Callum Turner kanë zyrtarizuar dashurinë e tyre, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te ceremonia luksoze që pritet të zhvillohet në Itali.
