ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË KU MBETI I VRARË REXHEP ISMAILI?

ÇFARË NDODHI MBRËMË NË SARANDË KU MBETI I VRARË REXHEP ISMAILI?

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e 7 majit në Sarandë, ku një 66-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Rexhep Ismaili, i cili u qëllua për vdekje në lokalin e tij, në zonën e njohur si “Qafë Gjashtë”. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:30, ku sipas policisë, konflikti mes disa personave nisi fillimisht me sende të forta dhe më pas degjeneroi në përdorimin e armëve.

Gjatë përplasjes mbeti i plagosur edhe një person tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.

Sipas të dhënave paraprake, autori i dyshuar i krimit është Lulzim Tabaku, i cili pas ngjarjes është larguar nga vendi i krimit së bashku me persona të tjerë të përfshirë në konflikt, përfshirë edhe të plagosurin.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon kontrollet në zonë për kapjen e autorit, ndërsa paralelisht po verifikohen spitalet rajonale dhe klinikat private për të identifikuar personin e plagosur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *