UEFA ka hapur një hetim urgjent në lidhje me ndeshjen gjysmëfinale të kthimit në UEFA Champions League mes FC Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain, pas polemikave të forta për gjykimin.
Sipas raportimeve mediatike, menjëherë pas përfundimit të sfidës, një zyrtar i lartë anonim ka kontaktuar zyrën e presidentit të UEFA-s, Aleksander Čeferin, duke kërkuar nisjen e një hetimi të menjëhershëm.
Në qendër të debatit janë tre vendime të diskutueshme të arbitrit João Pinheiro, të cilat sipas raportimeve dyshohet se kanë penalizuar Bayern Munich gjatë ndeshjes.
Po ashtu, raportohet se Pinheiro ka pasur kontakte me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, përpara nisjes së takimit në Mynih, çka ka shtuar më tej dyshimet dhe reagimet.
Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet hetimi dhe çfarë vendimesh do të marrë UEFA në ditët në vijim.
