ZJARR NË NJË BANESË NË MALIQ, DYSHOHET SHPËRTHIMI I BOMBOLAVE TË GAZIT

ZJARR NË NJË BANESË NË MALIQ, DYSHOHET SHPËRTHIMI I BOMBOLAVE TË GAZIT

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të diele në fshatin Rrëmbec, në bashkinë e Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë shpërthimi i dy bombolave të gazit që përdoreshin nga familjarët për gatim.

Në momentin e shpërthimit, personat që ndodheshin brenda banesës kanë arritur të dalin jashtë në kohë, duke shmangur pasojat në jetë njerëzish.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse të bashkisë Maliq ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në banesat përreth.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forcat e Policisë së Shtetit, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkakun e shpërthimit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *