STUDENTJA LAURA KËRTALLI/ PROTESTA PO KTHEHET NË LËVIZJE POLITIKE

STUDENTJA LAURA KËRTALLI/ PROTESTA PO KTHEHET NË LËVIZJE POLITIKE

Studentja Laura Kërtalli ka deklaruar se protesta qytetare në vend ka hyrë në një fazë të re, duke marrë tashmë karakter të qartë politik.

E ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, ajo u shpreh se është e gatshme t’i bashkohet një force të re politike, duke theksuar se pakënaqësia e qytetarëve duhet të organizohet në një lëvizje të strukturuar politike.

Sipas saj, kjo lëvizje duhet të ketë një element unifikues me karakter kombëtarist ose nacionalist, i cili do të shërbejë si bazë për bashkimin e kërkesave të protestuesve në një platformë të vetme politike.

Kërtalli shtoi se protesta, sipas saj, ka kaluar në disa faza dhe tashmë përmban kërkesa me natyrë politike, duke argumentuar se këto zhvillime kërkojnë një organizim më të qëndrueshëm dhe të strukturuar në skenën politike.

Burimi: Emisioni “Off the Record”, A2 CNN

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *