Studentë nga Universiteti Politeknik kanë zhvilluar një tjetër aksion simbolik në kuadër të protestës së tyre, tashmë në ditën e 30-të radhazi kundër qeverisë.
Në ambientet e universitetit, ata kanë shpalosur një banderolë gjigante me mbishkrimin “Ju erdhi fundi”, duke përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë në vazhdim të protestave të tyre.
Studentët, të cilët janë cilësuar si një nga grupet më aktive në këtë lëvizje, kanë shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e protestuesve për ndryshim politik dhe reforma.
Në banderolë ishte vendosur gjithashtu edhe thirrja tjetër që ka shoqëruar protestën gjatë 30 ditëve të fundit: “Shqipëria nuk është në shitje”, një mesazh që është bërë simbol i tubimeve dhe reagimeve të tyre publike.

