SPAK ZBARDH DETAJE TË REJA PËR RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS DHE PASTRIMIN E PARAVE

SPAK ZBARDH DETAJE TË REJA PËR RRJETIN E TRAFIKUT TË KOKAINËS DHE PASTRIMIN E PARAVE

Detaje të reja janë bërë publike nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar të kokainës dhe pastrim të parave.

Isa Aliu dyshohet se ka marrë nga vëllai i tij, Shpëtim Aliu, i njohur edhe si “Salvatore”, të paktën 30 milionë euro, të cilat më pas janë investuar në sektorin e ndërtimit në Shqipëri.

Hetuesit dyshojnë se Isa Aliu ka pasur rol në administrimin dhe pastrimin e të ardhurave të përfituara nga trafiku i drogës në emër të vëllait të tij. Në komunikime të zbardhura nga hetimi, ai raporton për 6 milionë euro cash në dispozicion, ndërsa më pas përmendet edhe transferimi i mëtejshëm i rreth 20 milionë eurove.

Sipas dosjes hetimore, në biseda mes tyre janë diskutuar edhe mënyra të ndryshme të fshehjes së parave, përfshirë edhe metoda ekstreme si groposja në fuçi 50-litërshe.

Hetimet e SPAK vijojnë për identifikimin e plotë të rrjetit dhe gjurmimin e pasurive të dyshuara me origjinë kriminale.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *