SOT/ SHQIPËRIA NË FINALEN E EUROVISION 2026 ME KËNGËN “NAN” NGA ALIS

SOT/ SHQIPËRIA NË FINALEN E EUROVISION 2026 ME KËNGËN “NAN” NGA ALIS

Eurovision Song Contest 2026 do të ketë në finale edhe Shqipëria, e përfaqësuar me këngën “Nan” nga këngëtari Alis.

Në garën e këtij viti marrin pjesë 25 shtete, ndërsa finalja hapet nga Danimarka. Shqipëria do të ngjitet e pesta në skenë, ndërsa vendi mikpritës Austria e mbyll spektaklin në sallën Wiener Stadthalle.

Pas performancës në gjysmëfinalen e dytë, “Nan” është kthyer në një nga këngët më të komentuara të edicionit, duke rritur pritshmëritë për Shqipërinë në finale.

Organizatorët kanë bërë të ditur se votimi do të hapet para performancës së parë dhe do të qëndrojë aktiv gjatë gjithë mbrëmjes, si edhe 40 minuta pas këngës së fundit, me publikun që mund të votojë deri në 10 herë për këngën e preferuar.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *