Shqipëria ka siguruar një vend në finalen e Eurovision Song Contest 2026, pasi përfaqësuesi shqiptar Alis u kualifikua me këngën “Nan” gjatë gjysmëfinales së dytë të mbajtur në Vienna.
I renditur i 13-ti në radhë për performancë, artisti nga Shkodra solli një shfaqje të fuqishme skenike që u prit me duartrokitje të forta nga publiku në sallë dhe nga shikuesit europianë.
Performanca u veçua edhe për elementët artistikë në skenografi, ku u përfshi prania vizuale e aktores Rajmonda Bulku, një simbolikë që lidhet me figurën e nënës shqiptare dhe mesazhin e këngës.
Kënga “Nan” është vlerësuar nga mediat ndërkombëtare si një nga interpretimet më emocionale të natës, duke sjellë një kombinim të motiveve moderne me elemente të identitetit shqiptar.
Në gjysmëfinale u hap mbrëmja me performancën fituese të edicionit të kaluar, “Wasted Love” nga JJ, ndërsa atmosfera në arenën “Wiener Stadthalle” u karakterizua nga një garë e fortë mes shteteve pjesëmarrëse.
Për Shqipërinë, pjesëmarrja në Eurovision mbetet një mundësi e rëndësishme për promovimin e muzikës dhe kulturës në arenën ndërkombëtare, ndërsa këtë vit vëmendje të veçantë mori edhe thirrja publike për mbështetje nga Kryeministri Edi Rama.
Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka vendosur gjithashtu masa të reja për votimin, duke kufizuar numrin maksimal të votave për person në 10, pas debatit mbi transparencën në edicionet e mëparshme.
