Shiste drogë në lokalin ku punonte si kamerier, përplasi policët gjatë tentativës për t’u arratisur dhe…! Zbardhet dinamika e ngjarjes së mbrëmshme në Korçë

Shiste drogë në lokalin ku punonte si kamerier, përplasi policët gjatë tentativës për t’u arratisur dhe…! Zbardhet dinamika e ngjarjes së mbrëmshme në Korçë

Një agjent policie u aksidentua me makinë gjatë një operacioni antidrogë në fshatin Lumalas të Korçës. Burime për News24 bëjnë të ditur se agjentët e policisë ishin vënë në ndjekje të një personi që dyshohej se kishte blerë lëndë narkotike në një lokal në fshatin Lumalas dhe më pas po largohej drejt Korçës.Gjatë ndjekjes makina e agjentëve u përplas me makinën që drejtohej nga i dyshuari, ku një nga policët mbeti i plagosur. Pasi u transportua për në spital, agjentët e tjerë që ishin pjesë e operacionit antidrogë shkuan në lokalin ku dyshohej se shitej drogë dhe gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan 12 doza të dyshuara kokainë dhe një tavolinë pokeri.Për pasojë u vu në pranga kamerieri Vangjush Dushku, i cili dyshohet se i shiti drogën të dyshuarit, i cili po ashtu u arrestua, si dhe u shpall në kërkim pronari i lokalit.Mësohet se gjatë kontrollit fizik, kamerierit Vangjush Dushku iu gjetën doza të dyshuara kokainë, gati për shitje. Agjenti i policisë që u plagos gjatë aksidentit vijon të jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku bluzat e bardha bëjnë të ditur se është jashtë rrezikut për jetën.Policia e Korçës dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *