JILL BIDEN RRËFEN MOMENTIN DRAMATIK GJATË DEBATIT

JILL BIDEN RRËFEN MOMENTIN DRAMATIK GJATË DEBATIT

Ish-zonja e parë e SHBA-së, Jill Biden, ka zbuluar se gjatë debatit televiziv të vitit 2024 mes bashkëshortit të saj, Joe Biden, dhe Donald Trump, kishte frikë se presidenti i atëhershëm po pësonte një goditje në tru.

Në një fragment të publikuar nga një intervistë e cila pritet të transmetohet e plotë të dielën, Jill Biden përshkroi momentin dramatik kur pa Bidenin të përballej me vështirësi gjatë debatit 90-minutësh të zhvilluar në Atlanta.

“Isha e tmerruar, sepse nuk e kisha parë kurrë Joe-n kështu më parë apo që atëherë. Kurrë”, tha ajo. “Ndërsa e shikoja, mendova: ‘O Zot, ai po pëson goditje në tru’. Ishte shumë e frikshme”, u shpreh ish-zonja e parë.

Debati i qershorit 2024 shkaktoi tronditje në kampin demokrat, pasi Biden, atëherë 81 vjeç, u shfaq i ngjirur, ndalonte shpesh gjatë përgjigjeve, ngatërronte fjalët dhe në disa momente ishte i paqartë.

Një nga momentet më të përfolura të debatit ishte kur Biden, duke tentuar të kritikonte politikat fiskale të Trump, deklaroi gabimisht: “Më në fund e mundëm Medicare-in”. Më vonë, stafi i tij sqaroi se ai kishte dashur të thoshte se administrata kishte “mundur industrinë farmaceutike”, por gafat verbale shtuan dyshimet mbi gjendjen e tij fizike dhe mendore.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *