RAMA REAGON PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ “SHQIPËRIA DO BËHET SIPAS KONTRATËS SË ZGJEDHJEVE”

RAMA REAGON PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN/ “SHQIPËRIA DO BËHET SIPAS KONTRATËS SË ZGJEDHJEVE”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish mëngjesin e sotëm pas protestave të zhvilluara kundër projektit në Zvërnec, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e tij dhe anulimin e investimit të planifikuar në zonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë edhe një video ku një protestues i kërkon largimin e menjëhershëm nga pushteti brenda 24 orëve. Në reagimin e tij, kryeministri thekson se qeverisja do të vijojë sipas “kontratës” së dalë nga zgjedhjet e fundit, duke iu referuar mandatit të marrë në votime.

“Mirëmëngjes dhe me ndjesën për këtë video-kartolinë të pazakonshme nga ‘Shqipëria e shqiptarëve’, e duke i siguruar të gjithë se Shqipëria do bëhet sipas kontratës që kemi lidhur për herën e katërt në majin e shkuar me 83 vota…”, shkruan Rama, duke shtuar se, sipas tij, kritikat nuk ndryshojnë legjitimitetin e rezultatit zgjedhor.

Ai shton gjithashtu se protesta, sipas tij, ka humbur arsyen fillestare dhe është devijuar nga objektivi i saj, ndërsa u drejtohet mbështetësve të tij me një “përqafim të veçantë”, duke i inkurajuar të mos ndikohen nga thirrjet e protestuesve.

Në videon e publikuar nga kryeministri dëgjohet një protestues i cili kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ramës dhe i jep atij “24 orë afat”, duke përdorur gjithashtu gjuhë të ashpër ndaj qeverisë dhe figurave publike.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *