RAMA PËR AP/ PROTESTAT KUNDËR QEVERISË “TË NDIKUARA NGA DEZINFORMIMI DHE NDËRHYRJE TË JASHTME”

RAMA PËR AP/ PROTESTAT KUNDËR QEVERISË “TË NDIKUARA NGA DEZINFORMIMI DHE NDËRHYRJE TË JASHTME”

Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për agjencinë Associated Press lidhur me situatën politike në vend dhe protestat e ditëve të fundit, të cilat kanë kërkuar dorëheqjen e tij.

Sipas AP, pavarësisht rritjes së demonstratave brenda dhe jashtë Shqipërisë, Rama i ka hedhur poshtë akuzat dhe kundërshtimet, duke i cilësuar ato si të ndikuara nga dezinformimi dhe keqinterpretimet e fakteve.

Qeveria shqiptare ka deklaruar se projekti që ka ndezur protestat masive do të sjellë zhvillim dhe transformim për vendin, ndërsa protestuesit vijojnë të mblidhen çdo ditë pranë institucioneve kryesore në Tiranë.

Associated Press raporton se mijëra qytetarë janë bashkuar në protesta të përditshme në kryeqytet, ndërsa lëvizje të ngjashme janë organizuar edhe në disa qytete europiane, si dhe në SHBA e Kanada.

Në intervistë, Rama ka deklaruar se një pjesë e kritikave ndaj qeverisë janë “gjysmë të vërteta”, të cilat sipas tij po amplifikohen nga aktorë të jashtëm.

Ai ka përmendur gjithashtu atë që e cilësoi si një fushatë kibernetike afatgjatë nga Irani kundër Shqipërisë, duke iu referuar sulmeve të mëparshme ndaj infrastrukturës digjitale të vendit. Shqipëria e ka akuzuar prej kohësh Teheranin për mbështetje të grupeve hakeruese, akuza që Irani i ka mohuar.

“Ka shumë manipulime. Ka shumë gjysmë të vërteta që bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha çdo orë”, është shprehur Rama.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *