QUKËS – QAFË PLLOÇË, PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR: EVIDENTOHEN ULJE NË TRUPIN E RRUGËS

QUKËS – QAFË PLLOÇË, PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR: EVIDENTOHEN ULJE NË TRUPIN E RRUGËS

Aksi rrugor Rruga Qukës–Qafë Plloçë vijon të përballet me problematika të përsëritura, teksa ditët e fundit janë konstatuar dëmtime të reja në disa segmente të tij.

Sipas vëzhgimeve në terren, në lotin e dytë, pranë zonës së njohur si “Kthesa e Trebinjës”, janë evidentuar ulje të niveleve në shtratin e rrugës, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e këtij segmenti.

Kjo situatë vjen pak kohë pasi një pjesë tjetër e këtij aksi pësoi zhytje për shkak të rrëshqitjes së strukturës. Edhe pse ka kaluar një periudhë kohe nga ajo ngjarje, segmenti i dëmtuar ende nuk është rikthyer plotësisht në normalitet, ndërsa qarkullimi i mjeteve vijon të jetë i kufizuar dhe i orientuar vetëm në një korsi.

Problemet në këtë rrugë kanë qenë të vazhdueshme që prej inaugurimit të saj. Gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, reshjet e shumta shkaktuan dëmtime të konsiderueshme në disa pjesë të aksit.

Rruga, e cila ka një kosto prej rreth 260 milionë eurosh dhe u hap për qarkullimin e mjeteve në shtator të vitit të kaluar, po vijon të shfaqë defekte serioze. Pas problematikave të mëparshme në lotin e tretë, së fundmi situata është përkeqësuar edhe në lotin e dytë, në segmentin që kalon pranë Lumi Shkumbin.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *