Një situatë shqetësuese raportohet në Spitali Rajonal i Korçës, ku punonjësit denoncojnë vonesa të përsëritura në pagesa dhe mosrespektim të të drejtave të tyre sipas legjislacionit të punës.
Sipas denoncimeve, paga e muajit prill nuk është kaluar ende, ndonëse data 6 maj është afati i përcaktuar në kontratat e punës. Punonjësit theksojnë se kjo nuk është një situatë e izoluar, por një praktikë që po përsëritet vazhdimisht.
Në deklaratat e tyre, ata ngrenë disa shqetësime kryesore:
- Pagesat kryhen me vonesë dhe pa asnjë shpjegim zyrtar;
- Evidentohen diferenca të pajustifikuara në paga, që nuk përputhen me orët e punës apo ditët festive;
- Punonjësve nuk u jepen kopje të kontratave të punës;
- Administrata, sipas tyre, shmang transparencën dhe refuzon të japë sqarime.
Kjo situatë ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin e institucionit dhe respektimin e të drejtave bazë të punonjësve, të garantuara nga Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar lidhur me këto akuza, ndërsa pritet që institucionet përkatëse të verifikojnë rastin dhe të marrin masa nëse konstatohen shkelje.
