QINDRA FAMILJE PADISIN TIKTOK-UN NË FRANCË: “PO SHFRYTËZON DOBËSINË E ADOLESHENTËVE”

QINDRA FAMILJE PADISIN TIKTOK-UN NË FRANCË: “PO SHFRYTËZON DOBËSINË E ADOLESHENTËVE”

Qindra familje paraqitën sot një padi kolektive në Zyrën e Prokurorit të Paris kundër rrjetit social TikTok, për dyshime mbi “abuzimin me dobësinë” e të miturve, raportoi Franceinfo.

Familjet, të përfaqësuara nga avokatja Laure Boutron-Marmion, akuzojnë platformën për shfrytëzimin e cenueshmërisë së adoleshentëve dhe, në disa raste, për ndikim në vetëvrasje apo çrregullime të rënda të shëndetit mendor.

“Ne kemi një makinë të projektuar dhe zhvilluar për të shfrytëzuar këtë cenueshmëri. TikTok-u krijon burgje mendore për adoleshentët, burgje ankthi”, deklaroi Boutron-Marmion për Franceinfo.

Avokatja i krahasoi efektet e platformës me një “krizë digjitale”, ndërsa padia synon drejtuesit e TikTok-ut si në Francë, ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.

Sipas saj, kompania është plotësisht e vetëdijshme për mënyrën sesi funksionon algoritmi i rekomandimeve të platformës.

“Është një sistem rekomandimesh shumë të personalizuara dhe me lëvizje të vazhdueshme, që gjeneron varësi të fortë dhe shfrytëzon cenueshmërinë e adoleshentëve”, u shpreh ajo.

Padia vjen në një kohë kur TikTok dhe platformat e tjera sociale po përballen me kritika në rritje në shumë vende të botës lidhur me ndikimin e tyre në shëndetin mendor të të rinjve dhe mënyrën se si algoritmet promovojnë përmbajtje që mund të nxisë varësi apo sjellje të rrezikshme.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *