QEVERIA NXJERR PËR KONSULTIM LIGJIN E RI PËR KINEMATOGRAFINË

QEVERIA NXJERR PËR KONSULTIM LIGJIN E RI PËR KINEMATOGRAFINË

Qeveria e Shqipëria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin e ri “Për kinematografinë dhe audiovizualin”, i cili synon krijimin e një skeme të re financiare mbështetëse për industrinë filmike dhe audiovizuale në vend.

Drafti parashikon ngritjen e Agjencia Kombëtare e Kinematografisë dhe Audiovizualit, institucioni që do të administrojë fondet publike për sektorin, do të certifikojë shpenzimet dhe do të menaxhojë skemat e mbështetjes për produksionet filmike dhe audiovizuale.

Një nga pikat kryesore të projektligjit është skema “Cash Rebate”, përmes së cilës shteti do të rimbursojë një pjesë të shpenzimeve të kryera në territorin shqiptar nga produksionet filmike dhe audiovizuale. Sipas draftit, norma e rimbursimit do të jetë 35% e shpenzimeve të kualifikuara të realizuara në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas qeverisë, kjo skemë synon të tërheqë investime të huaja në industrinë kinematografike, të nxisë zhvillimin e tregut vendas dhe të promovojë Shqipërinë si destinacion për prodhime ndërkombëtare filmike dhe televizive.

Përfituese të skemës do të jenë kompanitë e huaja të produksionit që bashkëpunojnë me subjekte të regjistruara në Shqipëri dhe që realizojnë shpenzime në vend.

Projektligji përcakton gjithashtu procedurat dhe afatet për përfitimin e rimbursimit. Komisioni Shqiptar i Filmit do të vlerësojë pranueshmërinë e aplikimeve dhe kualifikimin e shpenzimeve brenda 45 ditëve nga aplikimi, ndërsa Komisioni Financiar i AKKA-së do të shqyrtojë raportin financiar dhe të lëshojë certifikatën e shpenzimeve të kualifikuara brenda 60 ditëve nga dorëzimi i dokumentacionit.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *