QEVERIA MIRATON LISTËN E BARNAVE TË RIMBURSUESHME, PËRCAKTOHEN MASAT E MBULIMIT DERI NË 100%

QEVERIA MIRATON LISTËN E BARNAVE TË RIMBURSUESHME, PËRCAKTOHEN MASAT E MBULIMIT DERI NË 100%

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot listën e re të barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), si dhe masën e mbulimit të çmimit të tyre për qytetarët.

Sipas vendimit, janë miratuar lista I e barnave të rimbursueshme, të cilat tregtohen në farmacitë e spitaleve, si dhe lista II e barnave që mbulohen nga FSDKSH dhe ofrohen në rrjetin e hapur farmaceutik.

Mbulimi i çmimeve të barnave do të variojë nga 50% deri në 100%, në varësi të grupit terapeutik dhe klasifikimit ATC, me qëllim lehtësimin e kostove për pacientët.

Vendimi përcakton gjithashtu marzhet e tregtimit për barnat e rimbursueshme, të cilat do të jenë 8% për tregtimin me shumicë dhe 24% për tregtimin me pakicë, si dhe marzhe të diferencuara për disa kategori barnash në listat I dhe II.

FSDKSH ngarkohet të përcaktojë kufizime në përdorim, sasi dhe kohëzgjatje trajtimi për barnat e përfshira në listë, duke u bazuar në kritere ekonomike, mjekësore dhe sociale. Po ashtu, institucioni do të ketë detyrimin të negociojë uljen e çmimeve me kompanitë farmaceutike që mbajnë autorizimin për tregtim.

Në rast të ndryshimeve të çmimeve të barnave në treg, FSDKSH, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, do të reflektojë menjëherë uljet përkatëse në listën e rimbursimit. Lëshimi i pullës së kontrollit për barnat do të bëhet vetëm pas miratimit të çmimit nga Fondi.

Çmimet e aplikuara në listat e reja bazohen në rivlerësimet e miratuara për vitin 2026 dhe në vendimet përkatëse mbi funksionimin e Komisionit të Çmimit të Barnave.

Vendimi synon të rrisë aksesin e qytetarëve në trajtime mjekësore dhe të përmirësojë sistemin e rimbursimit për barnat në Shqipëri.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *