Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në nivel zëvendësministrash.
Sipas vendimeve të bëra publike, Tana Kika është emëruar zëvendësministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ndërkohë, Blerta Rama është liruar nga detyra e zëvendësministres së Ekonomisë dhe Inovacionit.
Ndryshimet janë propozuar nga Kryeministri Edi Rama dhe do të hyjnë në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Qeveria nuk ka dhënë ende detaje shtesë mbi arsyet e këtyre lëvizjeve administrative.
