Disa prej partive opozitare në Vlorë janë bashkuar këtë të mërkurë, duke shpallur krijimin e një “Fronti Opozitar”, një nismë që sipas tyre synon forcimin e zërit kundër qeverisë aktuale.
Burime nga takimi bëjnë me dije se kjo lëvizje nis si një iniciativë e degëve lokale në qytetin e Vlorës, por synimi është që ajo të shtrihet gradualisht në qytete të tjera të vendit dhe më pas të marrë një dimension më të gjerë në nivel kombëtar.
Përfaqësues të partive pjesëmarrëse deklaruan se bashkimi vjen si përgjigje ndaj nevojës për një opozitë më të unifikuar dhe më të fortë, duke theksuar se qëllimi kryesor është koordinimi i veprimeve politike kundër mazhorancës.
Fronti i ri pritet të vijojë me takime të tjera organizative në ditët në vijim për të përcaktuar strukturën dhe hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit.
