Protesta e qytetarëve kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe kërkesës për dorëheqjen e qeverisë pritet të vijojë edhe sot, duke shënuar ditën e 13-të të tubimeve.
Lëvizja, e cila nisi fillimisht si kundërshtim ndaj një projekti ndërtimi në zonë, është zgjeruar gradualisht edhe në qytete të tjera të vendit, si dhe në komunitetet e shqiptarëve në diasporë.
Dita e djeshme u karakterizua nga një pjesëmarrje e lartë e protestuesve, të cilët marshuan për orë të tëra edhe gjatë natës, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit qeveritar.
Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë, ndërsa situata mbetet dinamike me mobilizim të vazhdueshëm qytetar.

