PROTESTA KUNDËR QEVERISË SHTRIHET EDHE NË TORONTO, EMIGRANTËT SHQIPTARË KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS

PROTESTA KUNDËR QEVERISË SHTRIHET EDHE NË TORONTO, EMIGRANTËT SHQIPTARË KËRKOJNË DORËHEQJEN E RAMËS

Protestat kundër qeverisë shqiptare janë shtrirë edhe jashtë vendit, ku në Toronto janë mbledhur emigrantë shqiptarë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Edi Rama është vënë në qendër të thirrjeve protestuese, ku pjesëmarrësit kanë kërkuar dorëheqjen e tij dhe ndryshime në politikat qeverisëse.

Me flamuj kuqezi dhe veshje me simbole kombëtare, protestuesit kanë përcjellë mesazhe si “Zgjohu Shqipëri”, “Rama të dorëhiqet” dhe “Shqipëria është e jona”.

Sipas organizatorëve, reagimet lidhen me kundërshtimin e disa vendimeve të qeverisë, përfshirë projektet e ndërtimit në Zvërnec, si dhe iniciativa të tjera që ata i konsiderojnë të dëmshme për interesin publik dhe pasuritë natyrore të vendit.

Protesta në Toronto vjen paralelisht me tubimet që po zhvillohen prej ditësh edhe në Shqipëri, duke treguar shtrirjen e debatit politik edhe në diasporë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *