PROTESTA E 33-TË KUNDËR RAMËS, QYTETARËT MBLIDHEN SOT PARA KUVENDIT DHE NË MBRËMJE MARSHOJNË DREJT KRYEMINISTRISË

PROTESTA E 33-TË KUNDËR RAMËS, QYTETARËT MBLIDHEN SOT PARA KUVENDIT DHE NË MBRËMJE MARSHOJNË DREJT KRYEMINISTRISË


Sot në orën 10:00 do të zhvillohet organizimi i radhës i protestuesve kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Qytetarët pritet të mblidhen para Kuvendit të Shqipërisë, në kohën kur do të zhvillohet edhe seanca plenare e radhës. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca, një me ministrin e Turizmit dhe Mjedisit dhe një tjetër me ministrin e Drejtësisë.

Ndërkohë, në orën 19:00 do të mbahet protesta masive e 33-të radhazi, për të cilën organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Sipas njoftimit të organizatorëve, grumbullimi i protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat dhe qëndrimet e tyre.

Protestat kundër qeverisë kanë vijuar prej 33 javësh radhazi, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Rendi i ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 2.7.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 30.6.2026.

2. Njoftime.

3. Interpelancë me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, z. Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja Ina Zhupa.

4. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Drejtësisë, z. Toni Gogu, kërkuar nga deputeti Klevis Balliu.

5. Projektrezolutë “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025”.

6. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., (OSHEE Group) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për “Projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë.

7. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.

8. Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar”.

9. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.  

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *