POLICIA E SHTETIT URDHËRON MASA TË FORTA KUNDËR DROGËS PRANË SHKOLLAVE

POLICIA E SHTETIT URDHËRON MASA TË FORTA KUNDËR DROGËS PRANË SHKOLLAVE

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur një telegram zyrtar që urdhëron strukturat vendore të policisë të intensifikojnë masat për goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike brenda dhe rreth institucioneve arsimore.

Dokumenti u drejtohet drejtorive vendore në të gjithë vendin dhe kërkon ndërmarrjen e menjëhershme të masave shtesë, pas disa ngjarjeve të regjistruara gjatë vitit shkollor 2024–2025 në ambientet e shkollave dhe përreth tyre, ku janë konstatuar raste të shpërndarjes së drogës dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.

Sipas përmbajtjes së telegramit, këto incidente kanë ardhur si pasojë e “punës së dobët të strukturave të policisë”, të cilat, sipas drejtuesve, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale për parandalimin dhe goditjen e fenomenit. Dokumenti evidenton disa problematika kryesore, si mungesa e informacionit mbi situatën kriminale pranë shkollave, mungesa e planifikimit të shërbimeve të policisë kriminale dhe forcave operacionale, si edhe bashkëpunimi i dobët me oficerët e sigurisë dhe drejtuesit e institucioneve arsimore.

Në kuadër të masave të reja, drejtuesit vendorë urdhërohen të organizojnë shërbime të posaçme në çdo institucion arsimor, duke angazhuar agjentë të policisë kriminale për identifikimin dhe goditjen e shpërndarësve të drogës. Parashikohen kontrolle të befasishme nga strukturat antidrogë dhe forcat operacionale, përdorimi i metodave speciale të hetimit kur plotësohen kushtet ligjore, si dhe monitorimi i shitjes së produkteve të ndaluara për të miturit nën 18 vjeç.

Dokumenti parashikon gjithashtu kontrolle të brendshme ndaj strukturave policore për zbatimin e detyrave. Në rast të konstatimit të shkeljeve apo mosveprimeve nga efektivët, do të nisë hetim disiplinor sipas rregullores së Policisë së Shtetit.

Telegrami kërkon që drejtoritë vendore të raportojnë çdo javë pranë strukturës qendrore mbi masat e marra, rezultatet dhe problematikat e konstatuara.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *