PËRPLASJE MES KOMPANIVE NË KANTIERIN E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË VLORËS

PËRPLASJE MES KOMPANIVE NË KANTIERIN E AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË VLORËS

Një situatë tensioni është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ku ka pasur një përplasje mes dy kompanive të angazhuara në punimet e projektit.

Sipas informacioneve paraprake, përfaqësues të kompanisë “2A” të Valon Ademit kanë penguar hyrjen e punëtorëve të kompanisë së Behgjet Pacollit në kantier. Nga ana tjetër, pala e Pacollit pretendon se ka të drejtë ligjore për vijimin e punimeve, ndërsa pala kundërshtare argumenton se hyrja e tyre është e paautorizuar.

Punonjës të kompanisë Mapko dhe nënkontraktorëve të saj janë njoftuar një natë më parë që të mos paraqiteshin në punë, ndërsa afatet e punimeve për këto firma parashikohen deri në fund të majit, me mundësi shtyrjeje deri në gusht.

Përfaqësues të kompanisë së Behgjet Pacollit deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për ndalimin e punimeve, duke e cilësuar vendimin të padrejtë dhe jashtëligjor.

Sipas tyre, çështja mes palëve ndodhet në proces gjyqësor dhe është drejtësia ajo që duhet të vendosë për vijimin e projektit. Ndërkohë, përfaqësuesit e kompanisë “VIA” pretendohet se kanë ndaluar hyrjen e punonjësve në kantier, duke përshkallëzuar më tej situatën.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *