TREGTARËT PROTESTOJNË PARA BASHKISË PAS MBYLLJES SË TREGUT

TREGTARËT PROTESTOJNË PARA BASHKISË PAS MBYLLJES SË TREGUT

Tregtarët e tregut të fruta-perimeve në Vlorë janë rikthyer sërish në protestë përpara Bashkia Vlorë, duke kërkuar zgjidhje për vendin ku do të ushtrojnë aktivitetin e tyre pas mbylljes së tregut.

Sipas tyre, tregu është mbyllur plotësisht dhe nuk lejohen më të funksionojnë as dyqanet brenda tij, duke i lënë pa mundësi tregtimi dhe pa një alternativë të qartë për zhvendosjen e aktivitetit.

Tregtarët shprehen se ende nuk u është ofruar asnjë zgjidhje për një vend të ri, ndërsa theksojnë se kanë mall të mbetur stok dhe se ky aktivitet është burimi i vetëm i të ardhurave për familjet e tyre.

Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet vendore për të shmangur humbjet ekonomike dhe për të siguruar vijimin e punës së tyre.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *