Pasqyra e thyer e Reality Show-ve: Kur degradimi shitet si “spektakël”

Pasqyra e thyer e Reality Show-ve: Kur degradimi shitet si “spektakël”

njëjti avull toksik e “reallity show-ve” që njëri pas tjetrit marrin të njëtën formë, atë të vulgaritetit për të fituar vëmendje. Këtë herë skena ishte “Ferma VIP”, ku një debat mes dy banoreve degradoi në fyerje dhe gjuhë banale. Protagonistja e radhës, Zhaku, ndoshta nën peshën e frustrimit dhe izolimit, shpërtheu ndaj një Mozës me terma që edhe kur i dëgjojmë rrugëve na tërheqin vëmendjen nga një lloj shqetësimi se pas tyre do të kërcejë një shamata e madhe. Mediat, kryesisht portalet, përfshire Zoom.al, e pasqyruan ndodhinë si ngjarje tronditëse. Por a jemi vërtet kaq të shokuar? Ky episod nuk është as rast i izoluar as rrufe në qiell të hapur. Ai është vazhdimësi e një avazi të vjetër që e kemi parë të ripërsëritet rregullisht edhe në formate të tjera si “Big Brother VIP”. Është një formulë e mirëfilltë biznesi, ku dinjiteti njerëzor tregtohet në këmbim të klikimeve dhe ku gjuha e urrejtjes, fyerja, bullizimi e banaliteti kthehen në mall për t’u tregtuar nga ekranet e televizioneve që i shfaqin k këto programe. Tani e dimë pse rrjedhin të tilla situata. Prandaj askush nuk pyet më “po ç’pati ajo ose ai”, por ku po shkojmë me të tilla shfaqeje, çfarë po promovojmë me ekranet tona dhe kujt i shërben ky lloj programi? Televizionet dhe produksionet i mbrojnë këto formate nën vellon e “eksperimentit social”, një lloj pasqyre që supozohet të tregojë se si funksionon qenia njerëzore në kushte ekstreme. Një llojn”Squid Game” e gjigandit komercial “Netflix”. Por kjo nuk është më një pasqyrë për të treguar se kush jemi. Të gjithë e njohim djallin që fshehim nën lëkurë e mezi pret terrenin të dalë jashtë saj. Por duke e nxjerrë me pahir për të bërë spektakël, ai po deformon çdo normë sociale.Kur një personazh publik thotë pa të keq “ke orën orale” ose “hajde bëj pak orgji këtu” ose diçka nuk funksionon me të, ose që arroganca e tij nuk pyet për askënd, ose që po bën teatër të shëmtuar për vëmendje. Përfituesi i vetëm real në këtë mes është makineria televizive që e ka prodhuar këtë format dhe ka zgjedhur këta personazhe. Për të, konflikti është flori. Sa më e ulët gjuha, aq më i lartë audienca. Sa më shumë të degradojë biseda, aq më shumë shtohen sekondat e reklamave.Rreziku më i madh nuk është se këto skena ndodhin brenda katër mureve të një studioje apo ferme të monitoruar. Rreziku është normalizimi i asaj që ndodh. Pak ditë më parë një vajzë e re, konkurrente, për t’u rënë këmbanave të alarmit se programi po normalizonte fyrjet më të rënda i tha “k*çkë” ne transmetim të drejtpërdrejtë drejtueses se programit. Kur publiku, e sidomos brezi i ri, sheh se dhuna verbale, bullizmi dhe fyerjet intime jo vetëm që tolerohen, por kthehen në momente kulmore të javës, të “prime time” apo të portaleve, mesazhi që përcillet është i qartë, që për të rënë në sy dhe për t’u bërë i famshë duhet të shkelësh mbi tjetrin.Përballë këtij realiteti publiku duhet të kuptojë pushtetin e tij. Fuqia nuk qëndron te komentet moralizuese në rrjetet sociale, por te telekomanda. Çdo sekondë që kalojmë duke parë këto degradime është një votë pro vazhdimit të tyre.MenuzoomDirect tvDirect RadioIde & BlogPasqyra e thyer e Reality Show-ve: Kur degradimi shitet si “spektakël”24/05/2026 / 15:08facebook messenger Whatsapp TwitterPasqyra e thyer e Reality Show-ve: Kur degradimi shitet si “spektakël”Ekranet tona u përmbytën sërish nga i njëjti avull toksik e “reallity show-ve” që njëri pas tjetrit marrin të njëtën formë, atë të vulgaritetit për të fituar vëmendje. Këtë herë skena ishte “Ferma VIP”, ku një debat mes dy banoreve degradoi në fyerje dhe gjuhë banale. Protagonistja e radhës, Zhaku, ndoshta nën peshën e frustrimit dhe izolimit, shpërtheu ndaj një Mozës me terma që edhe kur i dëgjojmë rrugëve na tërheqin vëmendjen nga një lloj shqetësimi se pas tyre do të kërcejë një shamata e madhe. Mediat, kryesisht portalet, përfshire Zoom.al, e pasqyruan ndodhinë si ngjarje tronditëse. Por a jemi vërtet kaq të shokuar? Ky episod nuk është as rast i izoluar as rrufe në qiell të hapur. Ai është vazhdimësi e një avazi të vjetër që e kemi parë të ripërsëritet rregullisht edhe në formate të tjera si “Big Brother VIP”. Është një formulë e mirëfilltë biznesi, ku dinjiteti njerëzor tregtohet në këmbim të klikimeve dhe ku gjuha e urrejtjes, fyerja, bullizimi e banaliteti kthehen në mall për t’u tregtuar nga ekranet e televizioneve që i shfaqin k këto programe. Tani e dimë pse rrjedhin të tilla situata. Prandaj askush nuk pyet më “po ç’pati ajo ose ai”, por ku po shkojmë me të tilla shfaqeje, çfarë po promovojmë me ekranet tona dhe kujt i shërben ky lloj programi? Televizionet dhe produksionet i mbrojnë këto formate nën vellon e “eksperimentit social”, një lloj pasqyre që supozohet të tregojë se si funksionon qenia njerëzore në kushte ekstreme. Një llojn”Squid Game” e gjigandit komercial “Netflix”. Por kjo nuk është më një pasqyrë për të treguar se kush jemi. Të gjithë e njohim djallin që fshehim nën lëkurë e mezi pret terrenin të dalë jashtë saj. Por duke e nxjerrë me pahir për të bërë spektakël, ai po deformon çdo normë sociale.Kur një personazh publik thotë pa të keq “ke orën orale” ose “hajde bëj pak orgji këtu” ose diçka nuk funksionon me të, ose që arroganca e tij nuk pyet për askënd, ose që po bën teatër të shëmtuar për vëmendje. Përfituesi i vetëm real në këtë mes është makineria televizive që e ka prodhuar këtë format dhe ka zgjedhur këta personazhe. Për të, konflikti është flori. Sa më e ulët gjuha, aq më i lartë audienca. Sa më shumë të degradojë biseda, aq më shumë shtohen sekondat e reklamave.Rreziku më i madh nuk është se këto skena ndodhin brenda katër mureve të një studioje apo ferme të monitoruar. Rreziku është normalizimi i asaj që ndodh. Pak ditë më parë një vajzë e re, konkurrente, për t’u rënë këmbanave të alarmit se programi po normalizonte fyrjet më të rënda i tha “k*çkë” ne transmetim të drejtpërdrejtë drejtueses se programit. Kur publiku, e sidomos brezi i ri, sheh se dhuna verbale, bullizmi dhe fyerjet intime jo vetëm që tolerohen, por kthehen në momente kulmore të javës, të “prime time” apo të portaleve, mesazhi që përcillet është i qartë, që për të rënë në sy dhe për t’u bërë i famshë duhet të shkelësh mbi tjetrin.Përballë këtij realiteti publiku duhet të kuptojë pushtetin e tij. Fuqia nuk qëndron te komentet moralizuese në rrjetet sociale, por te telekomanda. Çdo sekondë që kalojmë duke parë këto degradime është një votë pro vazhdimit të tyre.Këto emisione nuk duhen promovuar si modele suksesi apo si “fenomene kulturore”. Ato janë thjesht produkte komerciale të ndërtuara mbi dobësitë njerëzore. Nëse duam një shoqëri ku respektohet kufiri i tjetrit dhe ku debati bëhet me argumente e jo me “orale dhe orgji”, duhet të fillojmë të refuzojmë të jemi spektatorë të rënies sonë kulturore.Vetëm atëhere televizionet do të mund ta kuptojnë që nuk kanë asnjë të drejtë të ndotin hapësirën publike me antivlera të shoqësisë.

administrator

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *